Kontrolle intensive të Policisë në Elbasan, 574 masa administrative

Shqipëria

Kontrolle intensive të Policisë në Elbasan, 574 masa administrative

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 10:10
Pamje nga vendi i ngjarjes

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, kanë vijuar punën për parandalimin e paligjshmërisë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Kështu, gjatë javës që shkoi, Policia e Elbasanit ka proceduar 46 shtetas nga të cilët: 12 janë arrestuar, 27 janë procedure penalisht në gjendje të lirë, 3 shtetas janë ndaluar, si dhe 4 shtetas janë shpallur në kërkim për vepra penale të ndryshme.

Në drejtim të masave për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin ligjor të atyre që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor gjatë një jave nga Policia Rrugore janë vendosur 574 masa administrative, si dhe janë arrestuar 8 shtetas nga këto: 5 shtetas për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe 3 shtetas për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, si dhe janë kontrolluar 574 automjete.

Shef i Qarkullimit Rrugor Elbasan, Komisar Kreshnik Skendo, ka dhënë dhe një mesazh për përdoruesit e rrugës për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, ai theksoi se, “Policia rrugore do jetë në gatishmëri të përforcuar këto ditë të fluksit të pushimeve. I bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të telefonojnë numrin 112 ose të denoncojnë në Komisariatin Dixhital për çdo shkelje që konstaton, policia do të reagoje menjëherë dhe ndëshkojë shkelësit”, tha Skendo.

Në përmbushje të prioriteteve dhe në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin e Masave “Për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë”, në të gjithë qarkun kanë funksionuar pika kontrolli statike e të lëvizshme ku gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifikim në Komisariatet e Policisë, 514 shtetas, si dhe janë arrestuar në flagrancë 4 shtetas për vepra të ndryshme penale. Në zbatim të plan-masave,për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, nga strukturat Policore të Komisariateve të Policisë Elbasan, Librazhd, Cërrik, Peqin dhe Gramsh janë ushtruar kontrollet në të gjithë territorin e Qarkut Elbasan.

Edhe në ditët në vijim do të intensifikohet puna me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë dhe goditjen e paligjshmërisë. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat