Shqipëri-Greqi, rritet bashkëpunimi për mbarëvajtjen e sezonit turistik mes policive kufitare

Shqipëria

Shqipëri-Greqi, rritet bashkëpunimi për mbarëvajtjen e sezonit turistik mes policive kufitare

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 10:51
Delegacionet e Policive të Kufirit të Shqipërisë dhe Greqisë

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri organizoi në fundjavë një takim të delegacioneve të Policive të Kufirit të Shqipërisë dhe Greqisë.

Gjatë takimit  u diskutuan çështje me interes të përbashkët e veçanërisht sa i përket menaxhimit të fluksit veror të lëvizjeve me synim ofrimin e shërbimit sa më cilësor ndaj qytetarëve.

Takimi u pasua prej vizitave në pikat e kalimit kufitar për të parë nga afër punën e personelit policor të të dyja vendeve, gjatë të cilave të dyja delegacionet theksuan nevojën për rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat