Përfundon një tjetër rrugë, u vjen në ndihmë banorëve të 20 fshatrave

Shqipëria

Përfundon një tjetër rrugë, u vjen në ndihmë banorëve të 20 fshatrave

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 11:12
Rruga “Kastriot – Arras”

Kanë përfunduar punimet në një tjetër rrugë. Bëhet fjalë për rrugën “Kastriot – Arras”, e cila u vjen në ndihmë banorëve të 20 fshatrave në Dibër.

Segmenti rrugor me një gjatësi prej 6 kilometrash, lidh banorët e 20 fshatrave në Njësitë Administrative Kastriot, Arras dhe Fushë Çidhen me rrugën dytësore Peshkopi – Kukës dhe qytetin e Peshkopisë, duke e shkurtuar distancën me rreth 12 km.

Punimet konsistuan në zgjerimin e trasesë ekzistuese, ndërtimin e veprave të artit, ndërtimin e një ure të re me hapësire drite 10 ml, ndërtimin e kanaleve anësore të rrugës, nënshtresat, shtresat asfaltike dhe punime të tjera plotësuese. Rruga është e pajisur me elementë sigurie dhe sinjalistikën e nevojshme vertikale dhe horizontale.

Rikonstruksioni i këtij segmenti rrugor, kombinuar me investime të tjera në infrastrukture sjell transformime të rëndësishme në ekonominë rajonale dhe përfitime të prekshme për banorët e zonës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat