Fluks i lartë hyrjesh nga pikat kufitare

Shqipëria

Fluks i lartë hyrjesh nga pikat kufitare

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 12:29
Ilustrim

Fillimi i gushtit ka shënuar një numër të lartë të hyrjeve në vendin tonë.

Kështu, rreth 11 000 persona dhe 4 000 mjete kanë hyrë të hënën nga porti i Durrësit, që është dhe porti më i madh në vend, teksa gjatë 24-orëve të fundit janë numëruar rreth 7 mijë persona që kanë hyrë nga pika kufitare e Kakavijës. Teksa nga Kapshtica numërohen rreth 16 000 hyrje.

Zyra e Shtypit e Policisë Korçë ka bërë të ditur për ATSH-në se, për datat 3-4-5 gusht 2018, në Kapshticë kanë hyrë në total 16.133, teksa dalje në total janë 10.520. Në Qafë Thanë, janë regjistruar  në hyrje 15.696, teksa në dalje 11.808 persona

Po ashtu zyra e shtypit e Policisë Kukës ka bërë të ditur për ATSH se, Hyrja shtetasve shqiptar nga pika kufitare e Muriqanit rezulton të jetë 1 836 . Dalje shtetas shqiptar 498. Hyrje shtetas të huaj 20 270. Dalje shtetas të huaj 23 997.Hyrje e mjeteve shqiptare 906. Dalje e mjeteve shqiptare 174. Hyrje e mjeteve të huaja 4178. Dalje e mjeteve të huaja 5 126.

Drejtuesit  e Portit të Durrësit për të përballuar fluksin e madh të hyrjeve kanë shtuar numrin e sporteleve, duke e çuar në 16 të tillë, teksa janë krijuar lehtësira në procedura për të lehtësuar dhe rritur shpejtësinë e kalimit në pikën kufitare.

Mësohet se prej mëngjesit të ditës së shtunë përmes Kakavijës kanë hyrë në vendin tonë mbi 7 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj. Ndërkohë numri i shtetasve të dalë nga Shqipëria përmes kësaj pike kufitare ka qenë 2500.  Pala shqiptare për të përballuar këtë fluks të lartë të qytetarëve ka vënë në dispozicion 4 sportele. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat