Vetting-u në shifra, 21 magjistratë u shkarkuan në mars

Shqipëria

Vetting-u në shifra, 21 magjistratë u shkarkuan në mars

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 13:14
Foto ilustrim

Ndërsa nisi në mars me ritme mjaft të ngadalta i shoqëruar me ndjesi të forta mosbesimi, procesi i Vetting-ut përshpejtoi ritmet dukshëm gjatë gjysmës së dytë të korrikut dhe javës së parë të gushtit.

Në fund të sezonit të parë të Vetting-ut rezulton se 46 magjistratë e prokurorë ju nënshtruan procesit të Rivlerësimit.

25, ose 55% e tyre arritën të kalonin me sukses sitën e Vetting-ut, ndërkohë që 21, ose 45% e totalit u shkarkuan.  Pjesa më e madhe e magjistratëve që kaluan në sitë ishin gjyqtarë dhe më pak prokurorë.

Vendimet e diskutuara më gjatë ishin konfirmimet në detyrë të Kreut të Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, dhe Kreut të Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori.
Gjithsesi, për Dedjan procesi i rivlerësimit nuk është mbyllur përfundimisht, pas Komisionerët Publike, nën rekomandimin e ONM. E apeluan vendimin për konfirmimin e tij.

Duhet pritur shtatori për të parë nëse do të ankimohet në edhe konfirmimi i Xhezair Zaganjorit.

Procesi i deritanishëm ka pasur anët e veta pozitive dhe negative. Ndër efektet negative janë boshatisja e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë, që aktualisht numërojnë përkatësisht 2 dhe 4 anëtarë, numra që bëjnë të pamundur çdo lloj vendimmarrje prej tyre.

Pozitiv është fakti që u arrit të kaloheshin në sitë pjesa më e madhe e 57 magjistratëve që ju nënshtruan me përparësi Vetting-ut pasi do të jenë pjesë e dy organeve të reja më të rëndësishme të drejtësisë: Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Por me gjithë se pjesa më e madhe e kandidatëve kaluan tashmë përmes sitës së Vetting-ut, asnjë prej dy organeve nuk do mund të konstituohet përpara fundit të vitit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat