OSHEE, bien humbjet në rrjet, por rriten shpenzimet

Shqipëria

OSHEE, bien humbjet në rrjet, por rriten shpenzimet

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 15:27
Grafiku

Operatori i Shpërndarjes raportoi se humbjet e energjisë në rrjet u ulën me 3.2 për qind në gjysmën e parë të vitit, duke zbritur nën nivelin 26 për qind.

“Kompania ka mbyllur 6-mujorin me një nivel të humbjes me 25,4%, që është 3,2% më ulët se periudha e kaluar”, shprehet Elton Sevrani.

Për periudhën janë qershor, OSHEE arkëtoi 270 milionë euro nga shitja e energjisë. Por fitimi i kompanisë nuk u përmirësua në të njëjtën masë.

Arsyeja janë kostot e larta për blerjen e energjisë nga hidrocentralet private.

“Gjatë këtij 6-mujori kemi një blerje të energjisë nga ana e OSHEE rreth 1,2 miliardë kWh. Flasim për një energji që është diku te 8,4 lekë në dallim me KESH që e blejmë 1,5 lek”, sqaron Sevrani.

OSHE është e detyruar të blejë të gjithë energjinë e HEC-eve private me çmim 5 herë më të lartë nga ajo që ble në kesh. Kjo e ka futur sistemin energjetik në një qerthull.

“Ky vit provoi se edhe vitet e lagështa ashtu si vitet e thata situata nuk ka zbutje”, shton Sevrani.

Modeli energjetik i Shqipërisë po shfaq shenjat e parë të një problemi që duket se do të thellohet në të ardhmen. Për të tërhequr investimet private, qeveritë i kanë garantuar koncesionarëve blerjen e energjisë nga shteti me çmime të larta.

Por teksa prodhimi i HEC-eve private rritet vit pas viti, shumë shpejt sistemi energjetik mund të përballet me një sfidë të re? Kush do e mbajë koston e rritur, qeveria në buxhet apo qytetarët në faturën e energjisë?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat