“Na mbyti varfëria, ke frikë nga e vërteta”/Rama kapet keq me qytetarët, u fshin komentet

Shqipëria

“Na mbyti varfëria, ke frikë nga e vërteta”/Rama kapet keq me qytetarët, u fshin komentet

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 16:38
Edi Rama

Teksa kryeministri Rama flet për një performancë të mirë të zhvillimit ekonomik, qytetarët kanë ‘përveshur mëngët’, dhe i janë vërsulur për këtë qëndrim.

Por kritikat janë fshirë në kohë reale nga Facebook-u i Ramës. Pa kaluar disa orë, disa prej tyre i janë rikthyer po me komente, dhe madje duke i kërkuar llogari se pse vepron në këtë formë?!

Pavarësisht se kryeministri ka nisur pushimet dhe po argëtohet pa masë me të voglin Zaho, ku edhe po i mëson notin, ai nuk ndalet me rrjetet sociale, duke postuar hera-herës arritjet e qeverisë.

Qytetarët janë ngacmuar, pasi në statusin e radhës, Rama shkruante se Shqipëria pritet të ketë një rritje të qëndrueshme ekonomike, dhe ka pak gjasa të pësojë çbalancime fiskale ose të jashtme, gjatë tre a katër viteve të ardhshme.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat