NATO bazë ajrore në Kuçovë, Petro Koçi: Shqipëria rol për sigurinë dhe paqen në rajon

Shqipëria

NATO bazë ajrore në Kuçovë, Petro Koçi: Shqipëria rol për sigurinë dhe paqen në rajon

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 18:04
NATO

Pas lajmit që dha kryeministri Edi Rama se në Kuçovë do të ndërtohej baza ajrore e NATO-s në Ballkanin Perëndimor, vjen një reagim nga zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi. Përmes një statusi në ‘Facebook’ e cilësoi këtë projekt një investim me rëndësi të madhe politike dhe ushtarake.
Kjo baze, sipas Koçit dëshmon peshën dhe përparësinë që përfaqëson Shqipëria për sigurinë dhe paqen në rajon.

Po ashtu ai shtoi se nga ana tjetër rritet prezenca e NATO-s në rajonin tonë në përgjigje të rolit jomiqësor ndaj interesave euroatlantike të vendeve të tilla si Rusia.

 “Zhvillimi i Bazes Ajrore të Kuçovës nën kujdesin e NATO-s për t’u shdërruar në një bazë bashkëkohore për qëllime mbështetjeje logjistike për operacionet e furnizimit të forcave ajrore, për mbështetje të operacioneve të patrullimit ajror dhe natyrisht per qellime stervitore te forcave ajrore te Aleances perben nje investim me rendesi te madhe politike dhe ushtarake.

Kjo baze, si e para e ketij lloji ne Ballkanin Perendimor deshmon peshen dhe perparesine qe perfaqeson Shqiperia per sigurine dhe paqen ne rajon si edhe rritjen e prezences se NATO s ne rajonin tone ne pergjigje te rolit jomiqesor ndaj interesave euroatlantike te vendeve te tilla si Rusia.

Nderkohe ky modernizim do te rrisë kapacitetet ushtarake te Forces tone Ajrore. Natyrisht ky është një lajm shumë i mirë dhe për interesat social ekonomike të komunitetit të Kuçovës e më gjerë. Do të këtë një investim me peshe të konsiderueshme financiare”, shkruan Petro Koçi./BW/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat