Shteti çon për herë të parë në plazh fëmijët nën përkujdesje sociale

Shqipëria

Shteti çon për herë të parë në plazh fëmijët nën përkujdesje sociale

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 09:28
Pamje nga video

Për herë të parë fëmijët nën përkujdesje sociale, kanë shijuar pushimet në plazh si të gjithë bashkëmoshatarët e tyre.

Në një video që kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetin social Facebook, shfaqen fëmijët e Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli” në Tiranë. 

Nga mosha 6 deri në 16 vjeç, të cilët nën kujdesin e personave përgjegjës të qendrës, kanë mundur të pushojnë në plazh. Lojëra të shumta dhe aktivitete sociale janë zhvilluar për të sjellë sadopak argëtim për ta. 

“Me këtë risi të sezonit turistik në të mirë të fëmijëve nën përkujdesje sociale, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan kreu i qeverisë në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat