Lokali i "mallkuar", dhëndri dhe dhjetëra dasmorë shtrohen në spital! Nisin hetimet

Shqipëria

Lokali i "mallkuar", dhëndri dhe dhjetëra dasmorë shtrohen në spital! Nisin hetimet

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 11:02
Dhëndri dhe dhjetëra dasmorë shtrohen në spital!

Ushqimi i konsumuar në dy dasma të ndryshme në të njëjtin lokal në qytetin e Elbasanit, i ka shkaktuar probleme dhjetëra dasmorëve të cilët kanë përfunduar në spital pasi janë helmuar.

Ata kanë qenë në dasma, të shtunën dhe të dielën, ndërsa ditën e djeshme u raportua për helmimin e 10 dasmorëve. Numri i tyre është shumë i lartë se kaq, pasi dyshohet që të jenë helmuar rreth 80 persona, 36 prej të cilëve janë shtruar në spitalin e Elbasanit.

Sipas nëndrejtorit të qendrës spitalore Luan Rapi në qendrën spitalore të Elbasanit janë paraqitur 36 persona me shqetësime nga këto 34 të rritur janë shtruar ne spitalin efektiv dhe dy janë fëmijë janë të shtruar në pediatri. Përveç të shtruarve gjatë mbrëmjes së djeshme ka pasur edhe të shumtë dasmorë që kanë marrë shërbime ambulatore .

Sipas mjekëve ata kanë pasur të vjella, marrje mendsh, temperaturë dhe diare. Sipas mjekëve gjendja është nën kontroll, dhe jashtë rrezikut për jetën, ndërsa vetëm dy raste janë dërguar për mjekim më të specializuar në Tiranë.

Mësohet se edhe AKU dhe shërbimi sanitar kanë ndërhyrë për këtë situatë duke marrë mostrat e ushqimeve që ndodheshin në lokal, si dhe kanë bllokuar aktivitetin e këtij biznesi deri në zbardhjen e ngjarjes.

Mediat raportojnë se mes të helmuarve në spital ndodhet edhe dhëndri.

Policia e Elbasanit është duke ndjekur që prej ditës së djeshme ngjarjen me helmimin në dy dasma, por ende nuk ka njoftim zyrtar për ngjarjen. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat