Ironia e Vasilit: Rama është i lodhur, edhe 2.3 km rrugë janë shumë për të

Shqipëria

Ironia e Vasilit: Rama është i lodhur, edhe 2.3 km rrugë janë shumë për të

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 12:54
Petrit Vasili

Kreu I deputetëve të LSI-së Petrit Vasili ka komentuar statistikat zyrtare sipas të cilave në 4 muaj qeveria ka arritur të ndërtojë vetëm 2.3 km rrugë.

Vasili ironizon duke thënë se për këtë kryeministër të lodhur, edhe kaq janë shumë.

Ai paralajmëroi se filma me rrugë shqiptarët do të shohin pa fund, por rrugë të vërteta jo.

Ja postimi I plotë I Vasilit

Kryeminister i lodhur dhe shifrat turperuese te rrugeve.

Janar prill qeveria ka ndertuar 2.3 km rruge ose thene ndryshe 10 km ne vit.
Per nje kryeminister te lodhur dhe kineast si ky,10 km ne vit jane shume,shume shume...
Do degjoni dhe qe jane 10 km kaq te bukura,me nje standart kaq te larte,kaq te mrekullueshme sa qe nuk i keni pare kurre ne jete dhe asgjekundi ne bote.
Jane rruget e rilindjes o miq,s'ka te dyta si ato.
Megjithate 10 km te shkreta damlla mbeten dhe aq.
Ne fund te vitit do beje kryeministri edhe 10 km film apo video dhe do ngopet duke i pare si femijet video game-t.
Shqiptaret ta mbledhin mendjen,me kete kryeminister kineast filma me rruge do shohin sa do ngopen,por rruge te verteta hiç.
Ps.Shifrat e rrugeve jane te vete qeverise se kinemase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat