U helmuan 36 dasmorë, në kërkim pronari i restorantit në Elbasan

Shqipëria

U helmuan 36 dasmorë, në kërkim pronari i restorantit në Elbasan

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 10:53
Elbasan

Pas mbylljes së një restoranti në Elbasan, pasi aty u helmuan 36 persona gjatë tre dasmave, policia ka shpallur në kërkim administratorin e këtij biznesi.

Mësohet se në kërkim është vënë shtetasi me inicialet M. M., (administrator i lokalit Laguna Blu), 32 vjeç, banues në lagjen ‘Brigada 17 Sulmuese’.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan dhe punohet për kapjen e shtetasit:

M. M., (administrator i lokalit Laguna Blu), 32 vjeç, banues në lagjen “Brigada 17 Sulmuese” , Elbasan.

Pasi në këtë lokal 36 shtetas të cilët kanë qenë pjesëmarrës në dasmë, kanë shfaqur simptoma helmimi , ku kanë shkuar në urgjencën e spitalit dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me specialistë të A.K.U dega Elbasan, në këtë lokal u sekuestruan në cilësinë e provës materiale ushqimet të gjetura, të cilat janë dërguar për ekzaminime të mëtejshme.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprat penale, “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin” , dhe “Fshehja e të ardhurave” të parashikuar nga nenet 288, 180 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat