14 mijë shqiptarë të bllokuar nga një rrugë e vetme

Shqipëria

14 mijë shqiptarë të bllokuar nga një rrugë e vetme

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 21:19
Ilustrim

Segmenti prej 27 kilometrash që lidh Shishtavecin me Kukësin nuk është përfshirë në tenderin për mirëmbajtje dimërore.

Koordinatori i Përgjithshëm i Institucionit të Prefektit, thotë, se tenderimi dhe shpallja e fituesit për mirëmbajtjen e rrugës është bërë vetëm për segmentin e parë prej 11 kilometrash nga Kukësi deri në Urën e Zapodit.

Ndërtimi i rrugës së Shishtavecit ka kushtuar 28 milion dollarë, por që aktualisht ka mbetur në mëshirë të fatit. Në të gjithë gjatësinë e saj ka rrëshqitje të dherave e të shkëmbinjve, duke shkaktuar bllokim të herëpashershëm të këtij aksi nacional.

Në shumë pjesë të rrugës që nuk është tenderuar, ka dëmtim dhe çarje të asfaltit. Rruga Kukës-Shishtavec, deri në vitin 2015, ka qenë në inventarin e rrugëve kombëtare, por për shkak të financimit ajo i kaloi njësive vendore.

Bashkia e Kukësit është tërësisht e pafuqishme financiarisht për të bërë të mundur mirëmbajtjen, ndërkohë që vijon të ngulmojë në kërkesën që me një vendim të posaçëm ky aks ti kalojë Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Rruga Kukës-Shishtavec është 38 kilometra e gjatë dhe u shërben rreth 14 mijë banorëve të 19 fshatrave të Njësive Administrative Zapod, Topojan e Shishtavec.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat