Aplikimet në universitete, 88% tek publiku

Shqipëria

Aplikimet në universitete, 88% tek publiku

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 09:19
Ilustrim

24.287 kandidatë kanë aplikuar për të studiuar në universitet, por ato publike mbeten më të preferuarat nga maturantët. 88.88 % e degëve të zgjedhura i përkasin universiteteve shtetërore, ndërsa 11,12 % e degëve të tjera i përkasin universiteteve private.

Zgjedhja e universiteteve publike, veç sigurisë së diplomës , lidhet edhe me koston financiare. Sa u përket degëve më të preferuara, në krye të listës janë Ekonomia, Drejtësia dhe Shkencat Sociale.

Sipas drejtorit të Rrjetit Akademik Shqiptar, aktualisht po përpunohen të dhënat e aplikantëve dhe  brenda datës 10 Gusht do t’iu dërgohen universiteteve.

“Po përpunohen dhe për çdo kandidat do i dërgohen universiteteve, ku përfshihen të dhënat e tyre,  notat e provimeve të maturës, nota mesatare etj. Në datë 30 Gusht, sipas rregullores, do publikohen fituesit dhe më tej nis regjistrimi i ndarë në 7 faza 48 orëshe”, u shpreh Arjan Xhalaj për KlanPlus.

Kandidatët që do të garojnë në unviersitetet ku parashikohet konkurs, siç janë Universiteti i Arteve dhe ai i Sporteve, duhet që në datat 11 -16 Gusht të bëjnë regjistrimin pranë sekretarive mësimore.  

Konkurset e pranimit do të zhillohen në datat 22 Gusht deri më 26 Gusht 2018.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat