Njoftim i rëndësishëm për studentët që i ka skaduar viza amerikane

Shqipëria

Njoftim i rëndësishëm për studentët që i ka skaduar viza amerikane

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 10:40
Ilustrim

Ambasada Amerikane në Tiranë jep sot një lajm të mirë për të gjithë ata persona që janë me studime në SHBA, por që u ka skaduar viza amerikane.

“Nuk është e nevojshme të bëni gjithë atë udhëtim për në Shqipëri gjatë pushimeve verore vetëm për të rinovuar vizën tuaj. Për sa kohë që frekuentoni rregullisht universitetin tuaj, ju mund të qëndroni në Shtetet e Bashkuara edhe nëse viza ju ka skaduar”, njofton ambasada me një shënim në faqen e saj në Facebook.

Njoftimi i ambasadës 

Mbajtës të vizave studentore – Nuk është e nevojshme të bëni gjithë atë udhëtim për në Shqipëri gjatë pushimeve verore vetëm për të rinovuar vizën tuaj. Për sa kohë që frekuentoni rregullisht universitetin tuaj, ju mund të qëndroni në Shtetet e Bashkuara edhe nëse viza ju ka skaduar. Gjithsesi, nëse largoheni nga Shqipëria dhe viza juaj është duke skaduar, sigurohuni që të caktoni një takim për ta rinovuar vizën. Planifikoni në kohë!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat