Nuk shkoi dot në varrimin e të bijës, të tjera detaje rrëqethëse për aksidentin në Kamëz

Shqipëria

Nuk shkoi dot në varrimin e të bijës, të tjera detaje rrëqethëse për aksidentin në Kamëz

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 18:53
Pamje nga aksidenti

Aksidenti i djeshëm në Kamëz i mori jetën një vajze 7 vjeçare dhe një çiklisti, por pjesa më e trishtë është që nëna e vajzës së mitur nuk mundet të çohet dot nga shtrati për të përcjellë të bijën.

Valbona Ndreu e ka marrë vesh këtë të enjte lajmin se vajza e saj 7 vjeçare ka humbur jetën. Kërkesa e saj ka qenë e pritshme, ta çonin në varrimin e të bijës, por gjëndja e saj shëndetësore dhe mjekët nuk e kanë lejuar 29 vjeçaren që të varrosë të bijën.

Një tjetër detaj mjaft i trishtë, i mësuar nga Report tv përmes miqve të 29 vjeçares, është fakti se ditën e djeshme e reja kishte marrë leje për të vizituar të bijat tek mjeku. Valbona po i çonte të bijat për një vizitë, përpara se aksidenti t’i merrte njërën prej tyre ndërsa 6 vjeçaren me inicialet E.N ta linte të plagosur.

Mësohet gjithashtu se 29 vjeçarja bënte një punë të rëndë pasi punonte në një fabrikë këpucësh.

Aksidenti i kobshëm ndodhi mëngjesin e ditës së mërkurë në Kodër Kamëz. Rozina Koleci ka humbur kontrollin e makinës së saj benz duke goditur fillimisht për vdekje qytetarin Ramazan Isha, i cili po ecte me biçikletë. Më pas makina është “ngjitur” në bordurën ndarëse mes rrugëve, duke përplasur Valbonën dhe dy vajzat e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat