Monitoruesit Ndërkombëtarë sërish kundër KPK-së, kërkojnë apelim për një tjetër vendim - Bota Sot
Monitoruesit Ndërkombëtarë sërish kundër KPK-së, kërkojnë apelim për një tjetër vendim

Shqipëria

Monitoruesit Ndërkombëtarë sërish kundër KPK-së, kërkojnë apelim për një tjetër vendim

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 12:54
Artur Malaj

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) vijon të mos jetë i bindur për vendimet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), pasi sot ka dhënë rekomandimin pranë Komisionerëve Publikë, për të ankimuar një tjetër rast.

Bëhet fjalë për Artur Malajn, gjyqtar në Gjykatën Administrative të Apelit në Tiranë dhe njëkohësisht kandidat për Inspektor i Lartë i Drejtësisë, i cili u konfirmua në detyrë më 3 gusht nga ana e KPK-së.

Edhe këtë herë Institucioni i Komisionerëve Publikë ka marrë rekomandimin dhe është në pritje që të marrë në dorëzim vendimin me shkrim të KPK-së, për ta analizuar dhe për të vendosur nëse do ta apelojë apo do ta lërë në fuqi.

Vendimi ndaj Artur Malajt është i gjashti për të cilin Ndërkombëtarët rekomandojnë apelim, pas atyre të kreut të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj, kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, prokurorit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Gentian Osmani dhe gjyqtarit të Apelit Administrativ, Gentian Medja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...