Basha kujton Havzi Nelën: Të ngremë krye kundër tiranisë

Shqipëria

Basha kujton Havzi Nelën: Të ngremë krye kundër tiranisë

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 13:26
Kryedemokrati Lulzim Basha

Kryedemokrati Lulzim Basha përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, përkujton petin e vrarë në regjimin komunist, Havzi Nelës. Për Bashën, Havzi Nela është personi që e sfidoi me forcë diktaturën dhe vazhdon të rëndojë “mbi ndërgjegjen e atyre që ende nuk i kanë dënuar krimet e komunizmit dhe xhelatët e tij dhe të mijëra shqiptarëve të pafajshëm”.

Kreu i PD thotë se “E keqja përsëritet nëse nuk e dëgjojmë kumtin e Havzi Nelës se çfarë të zezash e presin atë popull dhe shoqëri ku vdes fjala e lirë dhe shpirti i kundërshtimit ndaj të keqes”.

Sipas tij, “nderimi më i madh për poetin kryelartë të lirisë, është të ngrejmë krye kurdoherë kundër tiranisë së të keqes, për liri, për demokraci, për Zot dhe Atdhe, për veten dhe fëmijët tanë!”.

Poetit Havzi Nela u var më 10 gusht 1988 nga regjimi diktatorial i Hoxhës për poezitë e tij.

POSTIMI I PLOTE

3 dekada mbushen sot nga dita kur xhelatët gjakatarë të Tiranës komuniste varën në litar në mes të Kukësit, poetin që i këndoi lirisë Havzi Nela. E dënuan me vdekje poetin vetëm se i thurte himne lirisë. Sepse asgjë nuk i tmerronte më shumë se liria, kriminelët e rrëgjuar të Byrosë, dorasit e tyre në Sigurimin e Shtetit, dhe pseudo-intelektualët që me zellin e tyre kriminal ishin po aq duarngjyer në gjakun e poetit.

Ishte viti kur perdja e hekurt po grisej dhe Europa po çlirohej nga tirania komuniste.
Por ashtu si në tragjeditë e Eposit të Kreshnikëve, duhej një theror tjetër i përgjakshëm për ta shkundur nga koma Shqipërinë e izoluar e të varfëruar deri në dhimbje dhe shqiptarët e zvetënuar nga frika e terrorit, nga trushpëlarja, të shpronësuar e të ndaluar me ligj të besonin në Zot, të mendonin vetë, të flisnin të lirë, të kishin pronën e tyre private e të drejtat e tyre njerëzore.

Image
Havzi Nela
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat