Masakra në Vlorë, ish-kreu i Kuvendit: Urgjentisht vendosni ligj të fortë kundër armëve

Shqipëria

Masakra në Vlorë, ish-kreu i Kuvendit: Urgjentisht vendosni ligj të fortë kundër armëve

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 21:43
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ajo që ka ndodhur këtë pasdite të premteje do të mbahet mend si një masakër e përmasave të papara e dëgjuara ndonjëherë në Shqipëri, 8 persona të vrarë nga një 24 vjeçar, familjar i viktimave.

Masakra e Vlorës ka tronditur thellësisht opinionin publik dhe reagimet mbi këtë ngjarje të rëndë ka qenë të shumta. Një të tillë e ka bërë dhe ish kryetari i Kuvendit, ish deputeti i PS-së Namik Dokle.

Përmes një statusi në rrjetin social, Dokle ka kërkuar mbledhjen urgjente të Parlamentit shqiptar, në mënyrë që të votohet një ligj i veçantë për armëbajtjen pa leje, që të dënojë këdo që guxon të përdorë armën.

CFARE DUHET BERE PAS MASAKRES TRAGJIKE???

Lajm trondites! Masaker me tete te vrare. Tragjedi e madhe ne familjet e tyre. Dhimbje e pakufi per viktimat.

Cfare duhet bere pas kesaj?

1. Mbledhje e jashtezakonshme e Kuvendit.

2.Ligj i vecante kunder armembajtjes pa leje, me denim fiks, qe te mos mundet asnje gjyqtar ( i “vetinguar” apo i “pavetinguar”) te beje “politike gjyqsore” korruptive.

3. Shperblim per cdo qytetar denoncues te krimit te armembajtjes pa leje.

4.Aksion policor dhe qytetar per dorezimin e armeve pa leje dhe kufizim i atyre me leje.

TE GJITHE BASHKE TE SHPETOJME JETE!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat