Skandali i Policisë, fsheh sasinë e kanabisit të asgjësuar nëpër parcela. Arsyet pse e bën këtë

Shqipëria

Skandali i Policisë, fsheh sasinë e kanabisit të asgjësuar nëpër parcela. Arsyet pse e bën këtë

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 00:01
Policia shqiptare

Policia e Shtetit vazhdon njoftimet për identifikime dhe asgjësimin parcelave me kanabisin. Por, çuditërisht, në këto njoftime mungojnë sasitë e bimëve të identifikuara dhe asgjësuara.

Një “harresë” e tillë, bëhet për dy arsye: Ose për të mos i dhënë shumë “zë” sasive të konsiderueshme të kanabisit të asgjësuar, në krahasim me atë sasi shumë më të madhe, që është kultivuar; Kjo harresë mund të lidhet edhe me mundësinë e “riciklimit” në treg të sasisë së bimëve narkotike “të asgjësuara”, proces për të cilin nuk ka pse të ‘kërkojë llogari” askush, për një mall që “bëhet dalje”, lehtë-lehtë kur nuk “është bërë hyrje”.

Komisariati i Policisë Vlorë

Më datë 09. 08. 2018, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Gjorm, gjatë kontrollit të territorit u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të mbira vetë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 284 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë

Më datë 09. 08. 2018, nga kontrolli i territorit në fshatin Mafsheq-Shqezë, janë gjetur dhe janë asgjësuar bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 284 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Himarë

Më datë 08. 08. 2018, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Vranisht, nga kontrolli i territorit u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan disa bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Punohet për identifikimin  dhe kapjen e autorëve. Neni 284 i Kodit Penal.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat