Shqiptarët zgjohen me mallkime për vrasësin makabër, mbyllet profili në Facebook

Shqipëria

Shqiptarët zgjohen me mallkime për vrasësin makabër, mbyllet profili në Facebook

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 08:42
Ridvan Zykaj

Dënime nga më të tmerrshmet kanë artikuluar në masë qytetarët shqiptarë për 24-vjeçarin Ridvan Zykaj, autor i vrasjes së 8 njerëzve të një familje në fshatin Resulaj të Selenicës, të afërm të tij.

Nuk kishte ndodhur kurrë që ndërsa autori ndiqej nga policia me të gjitha mjetet e saj dhe qen pas ngjarjes që tronditi të madh e të vogël, të kthente përgjigje në profilin e tij në “Facebook”. Mijëra njerëz kanë komentuar duke dënuar veprimin e tij, duke shpërndarë foton dhe paralajmëruar për të si një njeri të rrezikshëm.

“Ti presin mishin copa-copa dhe t’ia kripin”, “ta varin me kokëposhtë”, “të dënohet me vdekje”, “të varet në mes të sheshit”, “të digjet i gjallë” …janë këto deklaratat e qytetarëve të ndryshëm në rrjetet sociale apo kudo ku kanë mundësi të shprehen.

Image

Edhe në emisionin e mëngjesit në News24 “Koha për t’u zgjuar”, pjesa më e madhe e shqetësimeve ishte për ngjarjen e Selenicës. Shqiptarët kishin harruar hallet e tyre dhe kanë kërkuar dënim maksimal për autorin që përvecc se kreu një masakër të vërtetë gjeti kohë të tallej edhe në rrjetet sociale.Por ndoshta lidhja e tij me internet mund të ketë ndihmuar policinë për ta lokalizuar më shpejt në zonën ku ishte fshehur.Por pas disa orësh nga lumi i urrejtjes i derdhur karshi Ridvan Zykaj, llogaria e tij në “Facebook” është mbyllur, ndoshta nga policia apo nga raportimet mbi faqen.

Image

Personat që Ridvan Zykaj i mori jetën

1-Demir Zyka, 75 vjec (vellai i gjyshit të autorit)
2- Ferie Zyka, 72 vjece, (gruaja e Demirit)
3-Besim Zyka, 42 vjeç (Djali i demirit)
4-Vasilika Zyka, (gruaja e Besimit)
5-Sara Zyka, 17 vjeçe (vajza e Besimit)
6-Ledjon Zyka 9 vjec (djali i Besimit)
7-Azem Zyka (djali i Demirit)
8-Afërdita Zyka (gruaja e Azemit).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat