Paloka: Rama me pushime në Vlorë dhe nuk reagon për ngjarjen e rëndë

Shqipëria

Paloka: Rama me pushime në Vlorë dhe nuk reagon për ngjarjen e rëndë

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 13:30
Edi Paloka

Pas kreut të PD-së, Lulzim Basha ka reaguar edhe kreu i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka.

Në një postim në Facebook ai thotë se kryeministri Rama vijon të urojë në rrjetet sociale “ju uroj fundjavë të qetë…”, teksa Vlora ka tronditur çdo shqiptar me masakrën e të premtes.

“Tragjedia e Vlorës me të drejtë ka tronditur çdo shqiptar; dy familje qe u shuan me gra e fëmijë bashkë.

I vetmi që vazhdon të jetojë në botë tjetër është kryeministri i vendit. Pikërisht në këto momente dhe pikërisht nga Vlora ,Rama shkruan ne fb : “ju uroj një fundjave te qete”…

Është cinizmi ekstrem i një kryeministri që nuk ja ndjen hiç për askënd apo është fakti që shumë qytetarë shkruajnë në komentet e tyre lidhur me autorin e krimit: “Ne të çmendurin e kemi në krye të qeverise, çfarë presim nga ata që ky i lë rrugëve”, shkruan Paloka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat