U tentua vetëvrasje në qeli, pezullohet shefi i policisë së burgut

Shqipëria

U tentua vetëvrasje në qeli, pezullohet shefi i policisë së burgut

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 15:56
Foto ilustrim

Shefi i policisë së burgjeve në Fushë-Krujë u pezullua nga detyra pasi një i dënuar tentoi të vriste veten në qeli.

Për ngjarjen ngritën zërin familjarët e të burgosurit, të cilët u shprehën të pasigurtë për jetën e të afërmit të tyre dhe kërkuan të merren masa si dhe të rritet siguria në burgj. Kështu, Tefik Sinani është pezulluar nga detyra. 

Ankesa e familjarëve ishte bërë tek Avokati i Popullit dhe Drejtorisë së Burgjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat