Mediat në SHBA: Policia arreston një shqiptar të akuzuar për vrasjen e 8 të afërmve të tij

Shqipëria

Mediat në SHBA: Policia arreston një shqiptar të akuzuar për vrasjen e 8 të afërmve të tij

Nga: Beqir SINA - New York Më: 11 gusht 2018 Në ora: 18:36
Ridvan Zykaj, autor i vrasjeve në Vlorë

Ngjarja e rëndë që ndodhi dje në një bashki të  Vlorës - fshatin Resulaj - Selenicë, është pasqyruar sot edhe nga disa mediatamerikane, online, madje dhe televizioni më i madh kombëtar abc News ka trasmetuar në lajmet kryesore ndërkombëtare, për masakrën me 8 të vdekur, që u ekzekutuan nga Ridvan Zykaj, kushëriri i tyre, lajmin me titull :"Policia arreston një shqiptar të akuzuar për vrasjen e 8 të afërmve të tij".

ABC News, duke ju referuar axhensisë se lajmeve amerikane Associated Press AP,  tha se : “Policia shqiptare thotë se ka arrestuar një 24-vjeçar shqiptar të akuzuar për vrasjen e 8 të afërmve të tij për arsye të panjohura. Ridvan Zykaj u arrestua mëngjesin e së shtunës larg fshatit të tij, 55 mile - 90 km në jug të kryeqytetit, Tirana, ku një ditë më parë dyshohet se vrau xhaxhain e tij, gruan e xhaxhait dhe dy fëmijët, dhe anëtarë të tjerë të fisit. Policia gjeti gjithashtu armën Kallashnikov të përdorur në krim. Zykaj akuzohet për vrasjen e më shumë se dy personave, një akuzë që mund të rezultojë në burgim të përjetshëm”, thotë ABC News.

Poashtu sot dhe disa të përditëshme prestigjoze amerikane, gazetet më të mëdha në SHBA, si Washington Times, Boston Globe, New York Times, San Francisco Chronicle, Philadelphia Inquire, National Post, e tjer, kan shkruar online duke iu referuar AP, për këtë lajm të rëndë, duke theksuar se autori është arrestuar dhe se  24-vjeçari rrezikon burg të përjetshëm.

Sipas shtypit shqiptar Ridvan Zykaj - 24 vjeç u arrestua mëngjesin e sotëm në periferi të Selenicës. Ai u gjet i fshehur në disa shkurre dhe u dorëzua pa bërë rezistencë. Motiv i masakrës simbas shtypit shqiptar dyshohet të ketë qenë konflikti për pulat, sipas dëshmive të disa të afërmve të fisit Zykaj. 24-vjeçari akzuohet për vrasje në rrethana cilësuese të më shumë se dy personave, andaj dënimi i tij mund të shkojë deri në burgim të përjetshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat