Çfarë na mësoi masakra e Selenicës me 8 familjarë të shuar?!

Shqipëria

Çfarë na mësoi masakra e Selenicës me 8 familjarë të shuar?!

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 08:50
Varrimi i viktimave

Arsyet që e çuan Ritvan Zykën drejt krimit me pasojë 8 jetë të humbura nuk janë ende të qarta.

Ajo që dihet është se ai akuzohej nga të afërmit për vjedhje dhe se para disa vitesh kishte pësuar djegie, po nuk munguan zërat se kishte probleme të shëndetit mendor. Sociologia Entela Binjaku thotë se të gjitha këto ngjarje të marra së bashku mund ta Kenë çuar 24 vjeçarin drejt krimit të rëndë.

Binjaku: Në rastin konkret hera herës thuhet se autori i kësaj masakre ka treguar në kohë çrregullime të shëndetit mendor.

Por pavarësisht dhimbjes ngjarja risjell në vëmendje një sërë problematikash ndër to mungesa e institucioneve rehabilituese për personat që vuajnë nga çrregullime të shëndetit mendor.

Binjaku: Këtu lind pyetja menjëherë sa ne si shoqëri kemi ngritur institucionet rehabilituese në komunitet. Sa ne si shoqëri kemi ngritur atë lloj institucionesh të cilat përtej spitalit, ndjekin ecurinë e një qytetari që ka shfaqur çrregullime të shëndetit mendor. Ai hera herës të gjuante me armë dhe kjo bënte që bashkëfshatarët e tij të mos e merrnin seriozisht.  

Një mesazh shkon edhe për shoqërinë shqiptare

Binjaku: Duhet të kemi një shkallë tjetër ndërgjegjësimi jo thjesht e lartë, por e ndryshme. Qasja jonë ndaj njerëzve të rrezikshëm, ndaj problematikave që shfaqen në komunitetet tona më të vogla duhet të jetë më e lartë. Kjo do të thotë që ne duhet të kërkojmë më shumë përgjegjësi nga institucionet ku raportohet, sepse qytetarët mund të ndërgjegjësohen në atë shkallë dhe të raportojnë por jo gjithmonë institucionet përgjigjen në po të njëjtën shkallë.

Sociologia Entela Binjaku tha se kjo ngjarje duhet të ndërgjegjësojë të gjithë shoqërinë që gjithsecili të kryej më mirë misionin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat