Vjen ilegalisht në Shqipëri, refugjati sirian me diabet përfundon në spital

Shqipëria

Vjen ilegalisht në Shqipëri, refugjati sirian me diabet përfundon në spital

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 13:44
Foto ilustrim

23 emigrantë të jashtëligjshëm janë ndaluar ditën e sotme në zonën e Devollit.

Njëri prej tyre, mëson BalkanWeb, ka përfunduar në spital. Emigrantët, shumica e të cilëve sirianë, janë ndaluar gjatë mëngjesit nga policia kufitare.

Njëri prej tyre ka shfaqur probleme shëndetësore dhe është dërguar nga efektivët e policisë kufitare në spitalin e Korçës, për ndihmë mjekësore.

Sipas mjekëve të spitalit, emigranti vuante nga diabeti dhe ka pësuar krizë diabetike për shkak të lodhjes.

Pas trajtimit gjendja e tij është stabilizuar, konfirmojnë bluzat e bardha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat