Fluks lëvizjesh në doganat me Greqinë dhe Maqedoninë

Shqipëria

Fluks lëvizjesh në doganat me Greqinë dhe Maqedoninë

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 14:20
Për të menaxhuar situatën, pala shqiptare ka hapur 7 sportele në hyrje

Fluksi i lëvizjeve në pikat doganore me Greqinë dhe Maqedoninë arrin kulmin në fundjavë. Në 24 orët e fundit kanë hyrë nga Kapshtica rreth 10 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj dhe kanë udhëtuar drejt Greqisë 3566 persona.

Për të menaxhuar situatën, pala shqiptare ka hapur 7 sportele në hyrje, duke punuar me procedurë të përshpejtuar për përpunimin e dokumentacionit te udhëtarëve. Edhe policia kufitare greke ka shtuar një sportel më tepër për daljet, duke lehtësuar lëvizjet drejt territorit shqiptar.

I lartë vijon të mbetet fluksi edhe në doganën e Qafë Thanës, ku gjatë së shtunës kanë hyrë 5291 shtetas shqiptarë dhe të huaj dhe kanë udhëtuar drejt Maqedonisë 3636 persona. Autoritetet e kufirit presin që deri në mesjavë ngarkesa në vendkalimet kufitare të vijojë me ritme të larta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat