Shtegu në trojet shqiptare, rrugëtimi mes maleve, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni

Shqipëria

Shtegu në trojet shqiptare, rrugëtimi mes maleve, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 20:15
Scardus

Scardus është shtegu më i ri hiking që lidh malet e Shqipërisë me të Kosovës dhe të Maqedonisë.

Për të përshkruar të gjithë shtegun, duhen minimalisht 20 ditë, por ne ju tregojmë një nga 16 etapat, duke e nisur nga Popinari i Dibrës dhe për të mbërritur me pas në malin e Sharrit, në Kosovë.

Falë projektit të GIZ, 495 km të shtegut, ku 150 e tyre kalon në territorin shqiptar, sinjalistika e vendosur në masivët malorë e bën më të lehtë rrugëtimin.

“Këtu jemi ne pjesën e parkut Korab Koritnik, i cili ka një shtrirje gjatësore nga Dibra e Madhe dhe kufizohet deri me malin e Sharrit. Gjatë monitorimit në këtë park, dhe pikërisht e në këtë vend ku ndodhemi, mbi bjeshkët e Popinarit, ka një larmi të madhe kafshësh, ku mbizotëron ariu, ujku, dhelpra, kaprolli i egër, dhi e egër dhe gjithashtu kemi edhe thëllëza e malit”, tregon Medi Shtrezi, specialist monitorimi, zonat e mbrojtura.

TCH: A është kjo zonë e rrezikshme?

Medi Shtreza: Jo, kjo është një zonë e mbrojtur, një zonë që ka vlera të veçanta dhe në këtë zonë ndodhet një sipërfaqe prej 55 mijë hektar pyjesh”.

U ngjitëm nga 1200 m lartësi, me dëshirën për të ‘prekur qiellin’ në lartësinë 2300 m. “Në fakt, kemi ecur vetëm 1 orë, por na kanë mbetur edhe 6 orë të tjera”.

Kjo ide si dhe dielli përvëlues e bënte pushimin e domosdoshëm përgjatë marshimit tonë aventuresk.

Por dhe buka me vete të shijonte në natyrë.

“Scardus ka marr këtë emër për arsye se lidhet me vjetërsinë që kanë këto male. Pra Korabi është Korab dhe njihet nga të gjithë, por Sharri i Kosovës dhe Maqedonisë kanë një emër të vjetër, Scardus. Dhe për ta bërë më atraktiv emrin apo më intrigues, u mendua të marr një emër të tillë. Pra, atje ku ishte strikt se kontrollohej çdo gjurmë, sot ecet shumë mirë”, thotë Ismail Beka- Nëndrejtor GIZ, Shqipëri.

E papritura ishte shiu, që na shtyu të nxitonim në zbritje.

“Ishte mrekulli dhe gjithashtu një eksperiencë fantastike, që grupe të ndryshme nga Maqedonia, Shqipëria të takoheshim atje në malet e larta dhe të ndihmonim njëri tj e të shkëmbenim njohuritë tonë për hiking”, shprehet Maren Kneller- Drejtore e Bashkëpunimit Gjerman në Shqipëri.

“Ishte një udhëtim i shkëlqyer si dhe një kombinim i mirë me grupe nga të dyja anët e shtegut”, shprehet Konstantin Ciriviri, operator turistik në Maqedoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat