Vrasësi i 8-fishtë/ Rrëfehet shoqja e klasës: Ja si e njihja Ritvanin

Shqipëria

Vrasësi i 8-fishtë/ Rrëfehet shoqja e klasës: Ja si e njihja Ritvanin

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 09:51
Ritvan Zyka

Një shoqe shkolle e Ritvan Zykajt, djalit 24-vjeçar që u arrestua sot pasi akuzohet se dje mori jetën e 8 personave, tregon se si e mban mend djalin e krimit makabër.

Me një përshkrim të sjelljes e të paraqitjes së tij, vajza tregon se si e mban mend gjatë tre viteve të fillores Ritvanin.

Mesazhi i vajzës është publikuar nga Olti Curri dhe e lexoni më poshtë:

“Ate djalin Ridvanin e famshem te krimit makaber e kisha ne klase ne fillore...

Mesuese Fatmira si nxenese e mire qe isha me conte qe te mesoja analfabetet qe te mesonin abetaren…nder ta edhe “Ridvan trimin”...

U trondita nga lajmi qe lexova ne portale por nuk me erdhi çudi.

Sikur ta kisha ditur prej kohesh te ardhmen qe do te kishte Ridvan Resuljoti me vetullat e shpupuritura e leshatore dhe ato floket qe kishte si delet.

Ç’mund te presesh nga 1 djale qe di vetem te ruaje dele? Nga 1 analfabet qe e la shkollen ne klasen e 3 e me pas se di me c’u be me të. Nuk ishte i semure per sa kohe e kishim ne klase, nuk dua ta justifikoj aspak por une mendoj se ne kete menyre perfundojne te gjithe femijet e rritur keq,per fajin e tyre ose te prinderve.

Ai e la shkollen e klasen e tretë o njerez…ndoshta gjate gjithe kesaj kohe i kishin mesuar vetem se si te ruante delet por kurrsesi te mesonte ne shkolle.

Ne klasen e pare Ridvani i marrë nuk i shqiptonte mire fjalet…te gjithe e kujtonim kur i fliste mesuese Fatmires nga banka e fundit e rreshtit te murit:

“O mëtuuuteeee” (zysha nuk e degjonte) “O mëëtuuuuteeee” (e ngrinte zerin pak me shume por zysha perseri nuk e degjonte) Pastaj Ridvanit te marrë i ngriheshin nervat dhe bertiste me te madhe:

” O mëtute të koj pak ne bano” (Qe donte te thoshte o mesuese te shkoj pak ne banjo)

Ja vetem per kete e mbaja mend une Ridvanin

E qeshja me vete sa here e kujtoja Kurse tani do ta kujtoj si Ridvani i tmerrshmi,djaloshi i rritur mes bagetive, qe kreu krimin me rrenqethes qe mund te me shkonte ndonjëherë ne mendje. Ah po, as erën qe mbante nuk kam per ta harruar!” 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat