Rrjeti zien, Berisha: Ngrihuni në shtator edhe ju shqiptarë si në Rumani

Shqipëria

Rrjeti zien, Berisha: Ngrihuni në shtator edhe ju shqiptarë si në Rumani

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 14:54
Protestat në Rumani

Protestat në Rumani ndaj korrupsionit qeverisës janë argument i ditës edhe në rrjetet sociale shqiptare.

Mijëra statuse i dedikohen protestave masive. Shumë shqiptarë habiten se si emigrantët kthehen në vend dhe protestojnë kundër qeverisë.

I frymëzuar nga protestat, ish-kryeministri Sali Berisha thotë rumunët kanë gushtin e tyre,  shqiptarët do kenë shtatorin.

“Gushti rumun dhe shtatori shqiptar!

Te dashur miq, Prej disa ditesh qytetaret rumune jane ngritur ne nje revolucion te fuqishem popullor ne Bukuresht dhe mbare Rumanine, per permbysjen e rregjimit kleptokratik te majte.
Duke shprehur admirimin dhe solidaritetin tim me te madh per qytetaret rumun dhe revolucionin e tyre, ftoj qytetaret shqiptare te ngrihemi dhe ne, ne nje revolucion mbare popullore, per te permbysur narkoshtetin dhe rregjimin kleptokratik ne Shqiperi. Le te shnderrojme ne shtatorin qe vjen, ne shtatorin me te madhe te historise tone,” shkruan Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat