Skandali në Portin e Durrësit/ Denoncimi tek Berisha: Kush fshihet pas ngjarjes - Bota Sot
Skandali në Portin e Durrësit/ Denoncimi tek Berisha: Kush fshihet pas ngjarjes

Shqipëria

Skandali në Portin e Durrësit/ Denoncimi tek Berisha: Kush fshihet pas ngjarjes

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 15:45
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut mesazhin e një qytetari dixhital, ku ky i fundit tregon se kush fshihet pas përplasjes në terminalin e Portit të Durrësit.

Qytetari shkruan se pas këtij skandali fshihet kreu i grupit të PS-së Taulant Balla dhe Engjëll Agaçi. Po ashtu denoncuesi shkruan se trageti ku ndodhi edhe përplasja mes udhëtarëve dhe punonjësve të sigurisë, mbështet si kompani nga Balla.

DENONCIMI TEK BERISHA

Taulant Toyota yaris dhe don Agaçio të lidhur me tragetin e skandalit të Portit të Durrësit!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.
Z. Berisha. Ne fillim te uroj shendet. Doja tju informoja ne lidhje me cfare ka ndodhur ne terminalin e pasagjereve ne portin e Durresit, ngjarje e cila eshte e njohur dhe nga TV e ndryshme dhe qe tregon gjendjen e sigurise se qytetareve shqiptare e jo vetem.
Ngjarja ka ndodhur me date 11.08.2018 ne tragetin e kompanise GNV. Kjo kompani me seli ne Napoli eshte e suportuar nga deputeti socialist Taulant Balla. Duke patur kete support dhe mbeshtetjen e kapitenerise te Tauland Allkes nje abuzus me pushtetin, ky traget eshte jashte kontrollit te sigurise dhe ne shume raste ai transporton nje numer pasagjeresh mbi kapacitetin transportues. Po ashtu te lidhur me kete kompani eshte dhe don Engjell Agace dhe Arjan Laci. Ne pak fjale linja e kompanise GNV eshte e perfshire e tere ne abuzim si financiar ashtu dhe ne ate te sigurise . Ju lutem anonim

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...