Korçë, 8 milionë lekë për ndërtimin e ujësjellësit në Dërsnik

Shqipëria

Korçë, 8 milionë lekë për ndërtimin e ujësjellësit në Dërsnik

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 16:11
Korçë

Në fshatin Dërsnik të Korçës ka nisur puna për ndërtimin e ujësjellësit, një investim prej 8 milionë lekë.

Bashkia e Korçës bën të ditur se “ky ujësjellës i jep zgjidhje problematikës së furnizimit me ujë të pijshëm dhe kanalizimeve për 63 familje në lagjen Sopole të fshatit”.

Më herët, bashkia e Korçës ka përfunduar ndërhyrjen në fshatin Ravonik dhe së shpejti, do të nis punën për ndërtimin e ujësjellësit në fshatin Dvoran. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat