Vrau dy persona në 1999, arrestohet 39-vjeçari në Pukë

Shqipëria

Vrau dy persona në 1999, arrestohet 39-vjeçari në Pukë

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 18:19
Personi i arrestuar është shtetasi Ndue Memaj, 39 vjeç, banues në Lezhë.

Policia e Pukës ka vënë në pranga ditën e sotme një 39-vjeçar, i cili është dënuar me 20 vjet burg për vrasjen e dy personave në vitin 1999.

Personi i arrestuar është shtetasi Ndue Memaj, 39 vjeç, banues në Lezhë.

Sipas policisë, ndalimi i tij u bë pasi me 03.11.1999 ka vrarë me armë zjarri shtetasit J. N dhe A. H., dhe për këtë ngjarje, Gjykata e Apelit Shkodër me vendim nr. 407 dt 07.11.2013 e ka dënuar me 20 vite burg për veprat penale “Vrasja me paramendim” e “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i arme?ve, arme?ve shpe?rthyese dhe i municionit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat