Ish-kryeministri Berisha, mesazh ngushëllimi për familjarët - Bota Sot
Ish-kryeministri Berisha, mesazh ngushëllimi për familjarët

Shqipëria

Ish-kryeministri Berisha, mesazh ngushëllimi për familjarët

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 09:25
Itali

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar pas ngjarjes tragjike që ndodhi sot në Genova të Italisë, ku për shkak të këputjes së urës humbën jetën me dhjetëra njerëz e dhjetëra të tjerë u plagosën rëndë.

Përmes një postimi në Facebook, ish-kryeministri Berisha ju shpreh ngushëllimet familjeve të viktimave, ku mes tyre ka dhe shqiptarë, si dhe u uron shërim sa më të shpejtë të plagosurve.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri:

Një ngjarje tragjike!

Të dashur miq, nga këputja e papritur e një ure në Genova kanë humbur jetën dhjetëra kalimtarë, ndër ta fatkeqësisht edhe shqiptarë, dhe janë plagosur mbi 100 të tjerë.

Me këtë rast, duke uruar shërim të shpejtë të plagosurve, le t’ju shprehim ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave dhe autoriteteve italiane për këtë humbje të madhe! sb

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...