Rrëshqitje dherash në aksin Mirditë-Fushë Arrës

Shqipëria

Rrëshqitje dherash në aksin Mirditë-Fushë Arrës

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 18:58
Ilustrim

Disa pjesë të segmentit rrugor që lidh Mirditën me Fushë Arrëzin kanë pasur rrëshqitje të dherave si pasojë e reshjeve të shiut që ranë gjatë ditës së sotme. 

Rrëshqitjet e dherave kanë çuar në bllokimin e aksit Mirëditë-Fushë Arrëz. Në vendngjarje do të dërgohen fadroma dhe një grup ekspertësh vlerësimi. 

Nga rrëshqitjet e dherave nuk raportohen dëme në njerëz, ndërsa është njoftuar për rastin Emergjencat Civile dhe ARRSH.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat