Tropoja dhe disa zona pa energji elektrike të enjten

Shqipëria

Tropoja dhe disa zona pa energji elektrike të enjten

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 20:43
Ilustrim

Zona e Tropojës dhe fshatrat përreth do të kenë mungesë të energjisë elektrike gjatë ditës së enjtes.

Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) njofton se do te kryeje punime ne Nst Fierzë, për rrjedhojë do stakojë linjat 220/110kV Hec Fierzë – Gropaj - B.Curri, si dhe Hec Fierzë - Hec Dardhë, më 16 gusht (e Enjte), nga ora 06:00 deri në 09:00 e mengjesit.

Pa energji gjatë kësaj kohe mbeten disa zona në Rrethin Tropojë, si: B.Curri/ Lagjet: Dardania, Sharr, Partizan 1,2,3; Spitali, Frigoriferi, Lagjet: Gjongecaj, Nimaj, Ish fabrika miellit, Rruga Fierze, fshatrat Llugaj, Luzhe, Pac, Vlade, Visok, Berishe, Markaj, Dojan, Bujan, Dunishe, Lekurtaj, Vatoc, Cerrnice, Rrezemali, Babine, Kerrnaje, Qender Tropoje, Papaj, Sopot, Kojel, Memiaj, Viçidol, Maskollate, Qender Valbone, Rranxa, Btosh, Shen Gjergj, Lekbibaj, Gjonpepaj, Dushaj i Poshtem, Dushaj Eperm, T'Pla dhe Degë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat