Linda Rama udhëtim me charter? Kryeministria i përgjigjet Berishës

Shqipëria

Linda Rama udhëtim me charter? Kryeministria i përgjigjet Berishës

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 20:49
Edi dhe Linda Rama

Kryeministria reagoi pas publikimit të një lajmi nga ish-kryeministri Sali Berisha,  sipas të cilit bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama kishte udhëtuar me charter

Sot ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një lajm të rremë shoqëruar me një video, mbi gjoja një fluturim me charter të zonjës Linda Rama. 

Problemi nuk është tek zoti Sali që ka bërë atë që gjithnjë ka bërë më shumë se çdo shqiptar, pra ka shpifur! Problemi është se një sërë portalesh, e kanë marrë si zakonisht “derr në thes” videoshpifjen e zotit Sali dhe e kanë publikuar pa bërë asnjë verifikim paraprak.

 Kjo praktikë copy-paste që i ka kthyer lajmet e rreme në një epidemi digjitale bie ndesh me çdo liri e të drejtë informimi dhe nuk i shërben as interesit publik e as misionit të medias së lirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat