Shëngjin, faturonte hotelin me 340 lekë në muaj, arrestohet punonjësi i OSHEE

Shqipëria

Shëngjin, faturonte hotelin me 340 lekë në muaj, arrestohet punonjësi i OSHEE

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 09:15
Hoteli

Një punonjës i OSHEE është vënë në pranga, pasi faturonte me 340 lekë në muaj një hotel në Shëngjin. Gjithashtu në pranga është vënë edhe pronari i hotelit.

Hetimi zbuloi se lexuesi Gëzim M. ne bashkepunim me punonjes te tjere (nen hetim per ndarjen e pergjegjesive), faturonte me 340 leke ne muaj Hotel “Brilant” ne Shengjin, Lezhe.
Objekti, me kontrate ne pronesi te Mhill N. nuk faturohej pasi ishte manipuluar matesi, duke shkaktuar dem ne vlera disa milione leke.

Dosja me proceverbalin perkates i eshte dorezuar prokurorisë, per ndjekje penale, ndersa ndaj shtetasve ka nisur procedim penal. Punonjesi eshte shkarkuar nga detyra kurse hotelit i eshte ndërprerë energjia elektrike.

“OSHEE eshte e detyruar te perserise faktin se askush nuk procedohet ne polici se eshte debitor ndaj faturave, por ne zbatim te nenit 137 te Kodit Penal ndeshkohen ata persona qe:
Vjedhin energjine elektrike dhe demtojne matesin

Gjithashtu, ‘çdo ndërhyrje tjetër e paligjshme dhe e paautorizuar në sistemin e matjes apo në rrjetin elektrik me qëllim përfitimi të paligjshëm, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim deri në tre vjet’, thuhet ne nenin 137. Kur kjo vepër penale kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë, ose nga përdoruesit jofamiljarë të energjisë elektrike ose të rrjetit të shërbimit telefonik, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet”, njofton OSHEE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat