Vasili ‘shpërthen’ ndaj Ramës: Qanin si legena se s’ka para, por i griu 40 milion euro për luks dhe zyra

Shqipëria

Vasili ‘shpërthen’ ndaj Ramës: Qanin si legena se s’ka para, por i griu 40 milion euro për luks dhe zyra

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 12:19
Kreu u grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili

Kreu u grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka hedhur akuza në drejtim të qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Përmes një postimi në Facebook, Vasili thotë se ‘Ali Baba’ ne krye të qeverise i griu 40 milion euro për luks dhe zyra brenda 7 muajsh, ndërsa para për Teatrin s’ka.

Sipas Petrit Vasilit të gjithë në qeveri dhe bashki qanin se nuk kishin para dhe i dhanë mundësi privatit të bëjë sevap me ndërtimin e një teatri.

Statusi i plotë i Petrit Vasilit: 
Ali Baba ne krye te qeverise i griu 40 milion euro per luks dhe zyra,ndersa para’ per Teatrin s’ka.

Vetem per 7 muaj kryeministri hajdut alias Ali Baba me te gjithe 40 hajdutet ne qeveri kane baderdisur 40 milion euro per luks e zyra.

Te gjithe qanin e lanin si legena, Qeveri e Bashki,ne TV e neper degjesa,ne konferenca shtypi e neper cdo rrëzë perpara kamerave e lehnin pa u lodhur, qe: “s’kemi fare para,ndaj do t’ja japim gjithe zemren e Tiranes privatit,qe te na beje sevap nje teater.”

Para per teatrin nuk ka,as per nje spital te ri ne Fier nuk ka,por ka plot para per ti vjedhur e grabitur ne luks idiotesh.
Nuk ka para as per rruget,as per By Paset,as per ngrohjen e shkollave,as per ilace,por ka miliona euro per WC-zyrash, fasada, kolltuqe, tapete, mokete.

Ja keshtu i vjedhin diten per diell parate e shqiptareve,plot 40 milion euro,Ali Baba ne krye te qeverise me te gjithe 40 hajdutet e tjere.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat