Moti me të papritura, ja çfarë do të ndodhë në fundjavë - Bota Sot
Moti me të papritura, ja çfarë do të ndodhë në fundjavë

Shqipëria

Moti me të papritura, ja çfarë do të ndodhë në fundjavë

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 22:38
Foto ilustrim

Duket se reshjet e shiut do të vijojnë edhe nesër e pasnesër.  Sipas IGJEUM, priten reshje në të gjitha qarqet, reshje mesatare, deri lokalisht intensive në qarqet Kukës dhe Dibër, dhe të dobëta deri në mesatare në qarqet e tjera.

Sot pasdite (e enjte, dt.16) dhe nesër (e premte, dt.17) priten reshje në të gjitha qarqet. Reshjet pritet të jenë mesatare, deri lokalist intensive në qarqet Kukës dhe Dibër, dhe të dobëta deri në mesatare në qarqet e tjera (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në zona shumë të vogla të çdo qarku mund të ketë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre) gjatë pasditeve.

TEMPERATURAT

Nesër (e premte, dt.17) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 23 / 31 °C

në vendet e ulëta: 19 / 32 °C

në vendet malore: 13 / 25 ° C

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...