Konfiskohet kanabis dhe municion në Tiranë, dy të arrestuar

Shqipëria

Konfiskohet kanabis dhe municion në Tiranë, dy të arrestuar

Më: 18 gusht 2018 Në ora: 10:09
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Tiranës ka zhvilluar një operacion antidrogë të koduar “Tattoo”,me ç’rast ka arrestuar dy persona, si dhe ka konfiskuar 1 kg e 111 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa, 66 fishekë të kalibrit të ndryshëm, 2 aparate celularë dhe 1 dorezë metalike.

Sipas policisë, të arrestuarit janë A.B, 24 vjeç, banues në Tiranë, Xh.B, 21 vjeç, banues në Përrenjas, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi O. Gj., 29 vjeç, banues në Tiranë.

“Për shtetasit e lartpërmendur disponohej informacion se në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike në zonën e “Ali Demit” dhe “Martenitetit të Ri” dhe gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në studion e tatuazheve në pronësi të shtetasit A. B,, ku i pranishëm në studio ndodhej edhe shtetasi Xh. B, u gjet një çantë me lëndë të dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa, si dhe një sasi fishekësh të kalibrit të ndryshëm. Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Xhevit Bogdani, i cili jetonte me shtetasin O. Gj., është gjetur një sasi tjetër lënde e dyshuar narkotike, si dhe një dorezë metalike në kushtet e armës së ftohtë e cila i përkiste shtetasit O. Gj. U sekuestruan në cilësinë e provës materiale - 1 kg e 111 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa, 66 fishekë të kalibrit të ndryshëm, 2 aparate celularë,1 dorezë metalike”, thuhe t në njoftimin e policisë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve A. B., dhe Xh. B., për veprat penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim”, “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak e kryer në bashkëpunim”, dhe për veprën penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, në ngarkim të shtetasit O. Gj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat