Vasili: Italia anulon koncesionet, po qeveria e Tiranës?!

Shqipëria

Vasili: Italia anulon koncesionet, po qeveria e Tiranës?!

Më: 18 gusht 2018 Në ora: 13:31
Petrit Vasili

Përmes një shkrimi në rrjetet sociale kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili shprehet se qeveria italiane vendosi për anulimin e koncesioneve, ndërsa shteti shqiptar vijon t’i shtojë.

Sipas tij koncesionet janë një kancer që do i hajë shqiptarët për shumë vite.

“Koncesionet jane nje kancer qe po e ha dhe do ta haje Shqiperine dhe shqiptaret per dhjetra e dhjetra vjet.
Edhe atyre qe nuk kane lindur akoma ju eshte vendosur ne qafe laku i nje borxhi te poshter,te piset dhe te padrejte. Ngjarjet e fundit ne Itali dhe vendimi i jashtezakonshem dhe pozitiv i qeverise italiane per ti anulluar koncesionet jane shembull i madh. 
Kryeministri dhe qeveria duhet te ndalen se shkaterruari kete vend me koncesionet hajdute dhe kriminale. Italia e dha shembullin e madh te kurajos patriotike per ta mbrojtur Italine nga kjo e keqe. Po keta te Tiranes ç’do bejne apo rendesi per ta ka qe kusaria te vazhdoje….”, shkruan Vasili.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat