Tragjedia "Morandi", trupi i Admir Bukrinës do të prehet në Oblik të Shkodrës

Shqipëria

Tragjedia "Morandi", trupi i Admir Bukrinës do të prehet në Oblik të Shkodrës

Më: 18 gusht 2018 Në ora: 19:22
Trupi i Admir Bukrinës

Trupi i Admir Bukrinës, 32-vjeçarit i cili humbi jetën nga shembja e urës Morandi në Genova do të prehet në Shqipëri.

Ora News pas një bisedë me familjarët e 32 -vjeçarit mësoi se varrimi i Admir Bukrinës do të zhvillohet ditën e martë datë 21 gusht në orën 10 në banesën e familjes në Oblik të Shkodrës.

Arkivoli i Bukrinës dhe shqiptarit tjetër Marjus Djerri ishin sot në funeralin e organizuar nga shteti italian. Dy arkivolët ishin të mbuluar me flamurin shqiptar.

Dy të rinjtë shqiptarë ishin duke shkuar për në punë kur para syve të tyre gjithçka u shëndërrua në rrënoja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat