Në tetor merr fund tortura e trafikut, nis puna për Bypass-in e Fierit

Shqipëria

Në tetor merr fund tortura e trafikut, nis puna për Bypass-in e Fierit

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 09:56
Nis puna për Bypass-in e Fierit

Në muajin tetor do të nisë puna për Bypassin e Fierit.

Këtë e bëri të ditur kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Jalë, ku zhvilloi një takim me të rinjtë dhe pedagogët e Akademisë së 100 fshatrave.

“Shpresoj që të jetë viti i fundit që të bllokohet rruga në Fier. Është një gangrenë e krijuar për disa vite tani, por besoj që në muajin shtator, le të themi tetor për të qenë brenda nga pikëpamja e gjithë burokracive të nevojshme për procesin, do të kemi më në fund një kontratë të re dhe do të kemi një fillim pune për të mos u ndalur më dhe për ta hapur atë trasenë e by –pass-it të Fierit në fillim të sezonit të ardhshëm dhe për ta arkivuar këtë torturë kaq vjeçare që është shumë e lehtë për t’u kthyer në mllef dhe në shqetësim, por është pak më e komplikuar për të shpjeguar pse ka ndodhur e si ka ndodhur.

Sidoqoftë nuk ishte ky qëllimi, por ishte thjesht për të shprehur mirëkuptimin tim më të plotë për të gjithë udhëtimin e për vonesën që është tërësisht e justifikuar, madje meritoni një falënderim që nuk u mërzitet nga vonesa deri në pikën që të thoshit “po kthehemi fare e nuk po zbresim në bisedën e 100 fshatrave” tha Rama pa dhënë detaje të tjera për ndërhyrjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat