Një pushues nga Kosova ka humbur jetën në breg të detit tek Shkëmbi i Kavajës. Viktima është Agim Isufi 68 vjeç me origjinë nga Kosova.
Policia bën me dije se 68-vjeçari ka qenë në breg të detit kur humbi ndjenjat. 68-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht ndërroi jetë rrugës. Paraprakisht dyshohet se viktima kishte pësuar atak kardiak. Policia nisi hetimet për të zbardhur këtë ngjarje.