Paloka: I dënuar për trafik ndërkombëtar droge, në Shqipëri biznesmen

Shqipëria

Paloka: I dënuar për trafik ndërkombëtar droge, në Shqipëri biznesmen

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 14:27
Edi Paloka

Partia Demokratike thotë se pas të arrestuarit në Igumenicë mbrëmjen e djeshme, qëndrojnë lidhje të forta politike që i kanë garantuar të dënuar për trafik ndërkombëtar të drogës, të zhvillojë i qetë në Shqipëri biznesin e tij.

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, tha se i arrestuari Edmond Bego, i kërkuar nga autoritet italiane, në Shqipëri ka pasur mbështetje nga kryeministri Edi Rama. Ai drejtonte një biznes ndërtimi, dhe jetonte i lirë në Shqipëri. Bego u vu në pranga në pikën kufitare të Greqisë, ku po shkonte në shtetin fqinj për pushime.

“Mbreme vonë u mësua se policia greke ka arrestuar një prej eksponentëve të krimit të organizuar, anëtarit të bandës së Aldo Bares, i dënuar në Itali me 21 vite burg për trafik ndërkombëtar droge, biznesmenin e lidhur ngushtë me pushtetin e Edi Ramës të quajtur Edmond Bego.

Pavarësisht se ka qenë i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, trafikanti ndërkombëtar i drogës, anëtar i bandës se Aldo Bares jetonte i lirë në Shqipëri ku drejtonte edhe një biznes ndërtimi nën mbrojtjen politike të kësaj qeverie.

Nëse Edmond Bego nuk do ishte nisur me pushime në Greqi sot shqiptarët nuk do dinin se një kriminel i rrezikshëm ka vazhduar të pasurohet lirisht duke u lidhur direkt me disa nga njerëzit më të pushtetshëm në vend edhe pse ishte i dënuar për trafik ndërkombëtar droge në Itali”, tha Paloka në një deklaratë për mediat nga selia blu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat