Aksion në minimarkete, asgjësohen mbi 1000 litër birrë e çokollata dhe gjobiten 3 subjekte!

Shqipëria

Aksion në minimarkete, asgjësohen mbi 1000 litër birrë e çokollata dhe gjobiten 3 subjekte!

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 14:58
Foto ilustrim

Pas sekuestrimeve të njëpasnjëshme të ngarkesave me mish pune të infektuar me salmonelë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka nisur aksionin në marketet e zonave rurale duke bërë të mundur ndalimin e tregtimit të ushqimeve jashtë kritereve të sigurisë ushqimore.

Sipas këtij dikasteri, gjatë kontrolleve të ushtruar  nga trupa inspektuese deri më tani janë evidentuar 3 subjekte në Lushnje, Gramsh dhe Kukës të cilët kryenin veprimtari në kundërshtim të plotë me ligjin e sigurisë ushqimore. Për këtë arsye, ndaj subjekteve është marrë masë administrative gjobë si dhe konfiskim e asgjësim të produkteve ushqimor.

Më konkretisht  është bërë asgjësimi i 8 litrave qumësht, 1032 çokollatave, 833 litrave birrë, 95 litra lëngje si dhe produkte të tjerë të paketuar.

Sipas Autoritetit Kombëtar të Ushqimit,  këto kontrolle do të vazhdojnë të jenë intensive për të mos lejuar askënd të cenojë sigurinë dhe cilësinë e produkteve në vendin tonë. Gjithashtu, ky dikaster inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast therjeje apo tregtimi jashtë standardeve, apo çdo shkelje të dyshuar të standardeve të Sigurisë Ushqimore, për të parandaluar çdo tentativë abuzimi. Denoncimet mund të bëhen pranë adresës [email protected] si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat