Pse shqiptarët po drejtohen tek arsimi profesional

Shqipëria

Pse shqiptarët po drejtohen tek arsimi profesional

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 20:16
Foto ilustrim

Kandidatët që aplikojnë për transferim studimesh në programet e studimeve dyvjeçare me karakter profesional, nuk kanë detyrimin të plotësojnë kriterin e notës mesatare.

Sipas udhëzimit të ministrisë së Arsimit,  tashmë në fuqi,  këta aplikantë ndryshe nga  të tjerët,  do të kenë mundësi  transferimi pavarësisht notës mesatare.

Këshilli i ministrave ka miratuar vendimin  sipas të cilit Kandidatët që aplikojnë për transferim të studimeve apo për program të dytë studimi duhet të plotësojnë kriteret e përcaktuara nga institucionet e arsimit të lartë për programet e studimit për të cilat aplikojnë.

Sipas udhëzimit transferimi i studimeve, mund të bëhet nga një program studimi i njëjtë ose i ngjashëm i të njëjtit cikël edhe lloj, të ndjekur nga kandidati në universitet public apo privat  i licencuar dhe akredituar për programin përkatës të studimit, vendase apo të huaja.

Datat e aplikimit janë 3 shator deri më 14 shtator .Pas dorëzimit të dokumentacionit  universitetet  shpallin listat e kandidatëve që kanë aplikuar për transferim studimesh dhe ato të kandidatëve që kanë aplikuar për program të dytë studimi brenda datës 17 shtator 2018.

Ndërkohë kandidatët për studentë  kanë mundësi të mësojnë nëse janë apo jo fitues brenda datës 3 tetor,  pas përfundimit  të vlerësimit të dosjeve nga komisionet e ngritura nga universitetet të cilat brenda kësaj date publikojnë listat në mjediset e tyre dhe në faqet zyrtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat