E hënë, diell në bregdet, rrebeshe shiu në juglindje

Shqipëria

E hënë, diell në bregdet, rrebeshe shiu në juglindje

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 08:14
Foto ilustrim

Fillimi i javës, data 20 gusht, moti do të mbetet në të njëjtat kushte atmosferike pra do të jetë me diell  përgjatë Ultësirës perëndimore rrebeshe shiu dhe stuhi në zonën juglindore. Era do të jetë e lehtë me drejtim Verilindje (NE) me shpejtësi 8m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës  2 lartësi  vale 0,5 deri në 1,0 metër në det  të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat min dhe max 

Zonat  malore         17/34°C 

Zonat e  ulëta           20/37°C

Zonat  bregdetare    22/35°C

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat