Vidhet rrjeti i energjisë elektrike në Elbasan, rrugët në errësirë

Shqipëria

Vidhet rrjeti i energjisë elektrike në Elbasan, rrugët në errësirë

Më: 21 gusht 2018 Në ora: 15:32
Elbasan

Prej disa ditësh disa akse rrugore në qytetin e Elbasanit kanë rënë në errësirë dhe një situatë e tillë është kthyer në shqetësim për banorët e zonave. Mungesa e ndriçimit ka prekur edhe unazën e qytetit duke u bërë pengesë edhe për trafikun.

Shkak për një situatë të tillë është bërë vjedhja e kabllove të energjisë, situatë e cila po përsëritet megjithë zëvendësimin e vazhdueshëm të tyre. Grabitjet kanë prekur rrugët e sapo rindërtuara ku ndriçimi është me sistem nëntokësor. Ata presim kallot e ndriçimit rrugor në kutitë shpërndarëse të shtyllave dhe më pas e tërheqin atë, ndërsa dëmi është i konsiderueshem.

“Gjithsej për një javë janë vjedhur në 6 rrugë të ndryshme afro 1 mijë metro kabëll 4 herë 10 që kapin një vlerë prej 4.5 mln lekë të vjetra”, tha Nazmi Tanushi, inxhinier elektrik.

Pas kallëzimeve të herë pas hershme për situatën e krijuar në qytet, policia ka ndaluar një 36 vjeçar me inicialeE.H, banues në lagjen “28 nëntori” Elbasan, ndërkohë që po punohet edhe për kapjen e personave të tjerë. Grabitjes nuk po i shpëtojnë as kapakët e pusetave të cilët shpesh herë janë bërë burim aksidentesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat